E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta ne Elbasan Opozita i do bashkite per lufte kunder qeverise

Lideri i LSI Ilir Meta ishte ne Elbasan ne nje takim final te fushates per LSI ne mbeshtetje te kandidatit te propozuar nga kjo force politike per bashkine Elbasan Durim Hushi. Meta ndiqej nga kreret lokale te LSI dhe nga zv/kryeministri Edmond Haxhinasto. Ne fjalen e tij Meta theksoi se Elbasani ka perjetuar keto dite nje nga investimet me te rendesishme te te gjitha kohrave. Pak dite me pare Elbasani dhe gjithe Shqiperia perjetuan fillimin e ndertimit te autostrades me te rendesishme tirane Elbasan. Per ate autostrade dhe ate tunel qe do ti japin nje ritem tjeter ketij qyteti qe do t ebeje te mundur qe ritmi i zhvillimit dhe te mireqenies te jete shume me i larte dhe i pandalshem. Kesaj vepre me qindra milion euro elbasanasit do ti pergjigjen me voten e tyre duke larguar kete bashki nje here e pergjithmone e asaj menyre drejtimi qe tashme eshte e prapambetur per tu bashkuar me nje ritem te ri me nje menyre te re investimesh te asaj menyre qe ofron aleanca per qytetarit dhe kandidati yne Durim Hushi.
Elbasani eshte i traditave me te mira po ku eshte Elbasani sot dhe cili eshte roli i bashkise. Shikojeni ne te gjitha planet. Jam i sigurt se Durim Hushi ka formimin profesional eshte njeri qe ka drejtuar e menaxhuar eshte nje njeri qe ka perfaqesues. shte nje njeri qe di te ngrihet mbi interesat e ngushta edhe te forcave poltikke. shte nje njeri qe di te shikoje me guxim drejt te ardhmes. Elbasani ka nevoje per kete kryetar bashkie
U bene jave te tera qe kandidati tjeter fshihet nuk perballet nuk arrin dot te marre kurajon te tregoje se cfare ka bere dhe cfare do te beje. Nuk mund te zgjidhesh kryetar i Bashkise vetem duke rrahur gjoksin kryetarit te partise tende. Elbasani ka nevoje per nje kryetar si Durim Hushi.
Per nje kandidat per kryetar bashkie si ai tjeteri i cili ne emer te nje rruge te vetme qe te marre bashkine ne menyre qe te beje lufte me qeverine. Ku eshte pare kjo. shte detyre e nje kryetari bashkie qe te punoje per ti bere bashke te gjithe qytetaret. shte nje detyre e nje kryetari bashkie te konsultohet me qytetaret dhe komunitetit e te mos ndikohet
Kandidatet e rruges se vetme i kerkojne votat ne menyre qe te bejne lufte me qeverine. Ndaj jam i sigurt qe kryetari i bashkise se Elbasanit do te fitoje sepse ka eksperiencen me te mire profesionale politike gjate gjithe ketyre dekadave. Ai perfaqeson koaliconin me te mire Koalicionin per qytetarin.
Durim Hushi e ka shume te qarte qe Elbasani ka nevoje ti tregoje te gjitheve qe eshte nje qytet i gatshem per te demostruar traditat dhe talented e reja qe i ka sot dhe qe nuk kujdeset askush. Ashtu sikurse jam i sigurt qe Durim Hushi do ti ktheje Elbasanit shkelqimin e tij edhe ne sport e ne futboll.
Nderkohe kandidati Durim Hushi theksoi edhe nje here se Elbasani do ta votoje sepse ai vjen me dy projekte dhe nje vision te qarte per zhvillimin e ketij qyteti.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›