E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhe sherr me thika mes te rinjve ne shkolle

Lezhe 7 tetor 2011 NOA- Nje sherr me thika ka ndodhur pak minuta me pare mes tre grupe te rinjsh ne ambientet e nje gjimnazi ne qytetin e Lezhes.
Mesohet se ngjarja ne fjale ka ndodhur prane kompleksit te shkollave ne Lezhe ne qender te qytetit ku gjate perplasjes mes te rinjve jane perdorur thika e mjete te ftohta duke cuar ne plagosjen e disa prej tyre.
Sapo u sinjalizuan per rastin uniformat blu mberriten ne vendngjarje ndersa te rinjte e demtuar u nisen ne drejtim te spitalit.
Gjithsesi me vone pritet sqarimi i arsyeve te sherrit dhe zbardhja e identiteteve te te demtuarve.
a.y/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›