E Diel, 1 Nëntor 2026

Shiti motorin e vjedhur bie ne duart e policise

Vlore 7 tetor 2011 NOA- Nje 36 vjecar nga Pogradeci ka rene ne duart e policise pasi eshte identifikuar si autori i shitjes se nje mjeti te vjedhur.
Alket Lako nga Pogradeci dyshohet se i ka shitur shtetasit S. B. 62 vjec banues ne lagjen 28 Nentori Vlore kundrejt shumes prej 200.000 leke nje automjet tip Skoda OCTAVIA I vit-prodhimit 2002 me targe VL 5559 C.
Sakaq mesohet se nga verifikimet e kryera ky automjet figuron i vjedhur jashte shtetit.
Lidhur me kete ngjarje ndaj 36 vjecarit nisen hetimet per vepren penale Trafikimi i mjeteve motorike.
a.y/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›