E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlore e Sarande arrestohen dy persona

Dy persona vihen ne pranga nga policia e Vlores dhe e Sarandes per trafik droge. Ne dy aksione te ndryshme policia e qarkut te Vlores ka vene ne pranga dy persona te akuzuar per shitje te lendeve narkotike dhe per kundershtim te patrulles se policise. Sipas policise gjate patrullimit ne vendin e quajtur ish-kampi i punetoreve ne fshatin Dhermi te Vlores u ndalua 21-vjecari Thodhori Beleri lindur dhe banues ne Himare. Beleri ishte duke udhetuar me nje mjet tip motor me ngjyre te zeze. Gjate kontrollit iu gjet nen sedilje nje qese e bardhe me 10 grame droge te llojit Cannabis sattiva. Po keshtu ne nje tjeter aksion policia arrestoi 20-vjecarin Gerald Poda banues ne lagjen nr. 4 ne Sarande. Arrestimi i Gerald Podes u krye ne vendin e njohur si Rrethi i Spitalit ne qytetin jugor te Sarandes. Ai refuzoi te ndalonte kur ka kerkuar patrulla e policise. Policia ben me dije se ndersa po levizte me automjetin tip Mercedes-Benz 20-vjecari refuzoi ti tregonte policise dokumentet e makines. Pas rezistences se drejtuesit te makines nga kontrolli i policise u zbulua nje sasi prej 1.5 gramesh bime e ngjashme me ate te llojit Cannabis sativa e fshehur ne makine.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›