E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezhë, sherr me thika në oborrin e gjimnazit, 3 plagosen

LEZHË- Tre gjimnazistë në Lezhë kanë mbetur të plagosur pas një sherri me thika të ndodhur sot rreth orës 12:00 në oborrin e gjimnazit “Hydajet Lezha“.
Sipas korrespondentit Pjetër Gjini, i cili ka mbledhur dëshmi nga vendngjarja, sherri mësohet të ketë ndodhur për motive banale, ndërsa në të janë përfshirë një numër i madh të rinjsh.

Po sipas tij, sherri ka ndodhur në kohën e pushimit ku gjimnazistët ndodheshin në oborr. Në këto momente të tjerë persona në moshë më të madhe kanë hyrë në oborrin e gjimnazit dhe kanë nisur sherrin me grushta e thika, i cili ka cuar në plagosjen rëndë të tre të rinjve.

Ende nuk  është bërë i ditur identiteti i të palgosurve rëndë, por raportohet se përvec tyre ka pasur edhe të tjerë që kanë marrë plagë të lehta në spital e më pas janë larguar.

Hyrja e personave të huaj në shkollë nuk ka qënë e vështirë, apsi gjimnazi nuk është i rrethuar, ndërsa nxënësit ndodheshin jashtë për pushim.

Pas kësaj ngjarje të rëndë të gjithë nxënësit janë evakuuar nga shkolla e cila mbahet tani nën masa të rrepta policie. Pritet që blutë e qytetit të Lezhës të japin më shumë detaje për ngjarjen.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›