E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarr në Pezë, rrezikohen disa banesa

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë paraditen e sotme një sipërfaqe me shkurre në Pezë të Tiranës. Flakët e zjarrit të ndihmuara dhe nga era, janë përhapur me shpejtësi duke rrezikuar edhe një lokal dhe disa shtëpi përreth.
 

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar pa humbur kohë dy mjete zjarrfikëse të cilat kanë punuar për lokalizimin e flakëve të zjarrit që janë përhapur në përmasa të mëdha.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së këtij zjarri të madh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›