E Diel, 1 Nëntor 2026

20 vite pa ujë, banorët e Livadhjasë furnizohen në çezma publike

cezmat-ne-delvineSarandë- Mungesa e ujit të pijshëm është kthyer tashmë në një makth për banorët e komunës së Livadhjasë në qytetin e Sarandës. Mijëra banorë të Livadhjasë prej të paktën 20 vitesh nuk furnizohen me ujë të pijshëm.

Prej më shumë se 3 vitesh, ata janë të detyruar të mbushin në krah ujë në çezmat publike. Që mbi të gjitha nuk është i pijshëm.

Ndërsa një tjetër alternativë që u ka shpenzuar mjaft para banorëve është edhe shpimi i puseve, ndërsa të familjarët e tjerë e blejnë ujin e pijshëm.

Banorët thonë se edhe sasia e ujit që mbërrin në çezmat publike është tepër e ulët për shkak të mungesës së mirëmbajtjes së rrjetit dhe burimeve. Që siç thonë banorët, ka mbi 30 vite që nuk është rikonstruktuar.

Bnaorët apelojnë që instancat përkatëse të marrin masat pasi sipas tyre një numër popullsie në rritje nuk mundet të përballojë këtë situatë.

Gjendja e furnizimit me ujë të pijshëm është mjaft problematike për të gjithë fshatrat e kësaj komune. Megjithëse banorët thonë se e kanë ngritur zërin për këtë problem, ende gjenden përballë një situate të pazgjidhur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›