E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezhë, treni përplas makinën, një i plagosur

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur në fshatin Pilan të rrethit të Lezhës. Treni i linjës Tiranë-Shkodër, ka përplasur një makinë me targë LE 8194 A, si pasojë e kësaj përplasje ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit. 

LEZHE- Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Pllan të Lezhës. Treni i linjës Tiranë- Shkodër ka përplasur automjetin tip Audi të drejtuar nga shtetasi Pjetër Gjoka, duke e lënë të plagosur këtë të fundit. Pjeter Gjoka ishte duke udhëtuar me mjetin e tij me targa të Lezhës 8194 A kur është përplasur nga treni i linjës Tiranë- Shkodër në vendkalimin e fshatit Pllan.
Falë manovrimit të mashinistit është arritur të frenohet dhe shmanget tragjedia. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur uniformat blu të Lezhës si dhe grupi hetimor për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje. Fatmirësisht drejtuesi i mjetit ka pësuar vetëm plagosje të lehtë ndonëse është dërguar në spitalin e Lezhës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›