E Diel, 1 Nëntor 2026

Pozita e opozita në turin për zgjedhjet e 28 qershorit

Partitë politike kanë vijuar edhe sot me turin e tyre paraelektoral në rrethe të ndryshme të vendit. Gjatë këtyre tureve ka pas dhe prezantime të kandidatë për deputetë të forcave përkatëse, si dhe prezantim e programeve qeverisëse. 

BERAT- Zëvendëskryeministri i vendit Genc Pollo, vizitoi një nga fabrikat e italo- shqiptare dhe përfaqësuesit e biznesit fason në qytetin e Beratit. Gjatë takimit me drejtuesit e kësaj fabrike, Pollo theksoi se qeveria ka marrë disa nisma të favorshme për këtë biznes. “Kjo ndërmarrje italo Shqiptare funksionon me kapacitet të plotë, duke punësuar 270 persona dhe ka plane në të ardhmen që të zgjerojë aktivitetin e vet dhe të rrisi punësimin. Ndaj është një arritje e qartë e politikave ekonomike që ka ndjekur kjo qeveri që ka vënë theksin tek rritja e investimeve të huaja dhe të krijimit të një klime shumë të mirë për biznesin në vend”- u shpreh Pollo në Berat.

KAVAJË- Kryetarja e komisionit të edukimit në Partinë Socialiste Ledi Shamku, ishte e pranishme në oborrin e shkollës 9 vjeçare “Tre dëshmorët” në Kavajë. Në oborrin e së cilës kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli e përdori për të zhvilluar një miting politik ku ishin sjellë fëmijë dhe mësues nga shkollat e Kavajës dhe të rrethinave deri në Rrogozhinë, duke ndërprerë kështu krejtësisht mësimin në këto zona. Ky shfrytëzim i nxënësve për propaganda politike dhe kjo dhunë e paprecedentë për krej arsimin- tha Shamku- ka muaj që ushtrohet me rregullsi nga Partia Demokratike, e cila përdor fëmijë e mësues për të mbushur sheshet e zbrazëta të mitingjeve. “Është e trishtuar që të shohësh këtë oborr shkole që në vend që të ishte me fëmijë dhe me qetësinë e mësimit është si në gjendje lufte. Kjo dhunë politike që i shëmbëllen periudhave që lamë pas, kjo dhunë arbitrare ndaj arsimit sigurisht do të marr fnd më 28 qershor”- us hpreh Shamku.

KUKËS- Lideri i partisë Lëvizja Socialiste për Integrim Ilir Meta, zhvilloi një takim me banorë të fshatit Krum në Gas dhe Shishtavec të Kukësit. Meta sëbashku me kandidatët për deputet të këtij qarku Zef Çupi dhe Qemal Elezi, takoi banorët e këtyre zonave duke bashkëbiseduar për hallet dhe shqetësimet që ata përballen çdo ditë. Meta tha se pas 28 qershorit dyert do të jenë të hapura për të zgjidhur problemet tuaja. “Politika subvencionuese që ne kemi për bujqësinë sot ë bëj të mundur qe brenda 4 viteve të rritet disa herë më shumë prodhimi bujqësor, të rriten kapacitete agro-përpunuese, si dhe të mos importohet më por të jetë çdo gjë prodhim vendas”- u shpreh kreu i LSI-së Meta.

TIRANE- Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë dështuar në këto 18 vite për ndërtimin e shtetit ligjor. Sekretari politikë i PDK-së, Lazer Stani, tha se pas zgjedhjeve Poli i Lirisë do të propozojë një ligj, i cili do të ndalojë zgjedhjen në krye të institucioneve të pavarura kushtetuese të personave me jetë politike.”Publikimi i listave të kandidatëve për deputet të dy partive të vjetra PD dhe PS, tregoi edhe njëherë para qytetarëve shqiptarë se këto dy parti kanë dështuar në ndërtimin e shtetit ligjor, institucionet e pavarura si dhe në ndërtimin e një administrate publike profesionale dhe jo politike. “Poli i Lirisë” më programin e tij ka një ligj i cili ndalon zgjedhjen e personave me karrierë politike për një periudhë 5 vjeçare në institucionet e pavarura kushtetuese”- tha Lazer Stani.

KORÇË- Turi elektoral të kryetarit të Partisë Social Demokrate Skënder Gjinushi, ka vijuar me një takim entuziast me mbështetës dhe simpatizant të social-demokratëve në Korçë. Një ndër prioritete e PSD-së- tha Gjinushi është punësimi. Hapja e vendeve të reja të punës e shoqëruar kjo me shumëfishimin e rrjetit të ri profesional të të rinjve dhe të të papunëve është në fokus te programit të partisë sonë përfundoi Gjinushi. “Qarku i Korçës në mënyrë absolute nuk mund të pranoj që të qeveriset dhe këto 4 vjet nga një qeverisje të vrazhdë të korruptuar dhe nga një qeverisje të skandaleve. Ndaj ju do të zgjidhni në 28 qershor alternativën më të mirë që përfaqësohet nga Partia Social Demokrate, nga bashkimi për ndryshim, një bashkim ky i socialistëve dhe socialdemokratëve me aleatët e tjerë”- tha Gjinushi.

TIRANE- Kreu i “G99” Erion Veliaj ka zhvilluar një takim me të rinj të njësisë bashkiake numër 2 në Tiranë. Gjatë takimit me të rinjtë Veliaj tha se pas zgjedhjeve buxheti për arsimin do të jetë 5 për qind e GDP-së, duke shpjeguar se ky ka qenë edhe një ndër tre kushtet e hyrjes së “G99” në koalicion me Paerinë Socialiste. Veliaj gjithashtu ka treguar eksperiencën e tij personale në lidhje me arsimimin. “”

:ELBASAN- Kryetari i Aleancës Demokratike Neritan Ceka ka vijuar takimet e tij në qarkun e Elbasanit, duke u ndalur në zonën e Dumresë. Ceka ka kërkuar votën e banorëve të zonës në emër të ndryshimit dhe vazhdimësisë së projekteve të nisura.

PËRMET- Kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, gjatë turit të tij elektoral zhvilloi takime me anëtarë dhe simpatizantë të PDS-së në qytetin e Përmetit. Milo gjatë fjalës së tij prezantoi dhe kandidatët për deputet në qarkun e Gjirokastrës që kryesohet nga ekonomisti Asim Peta. “Ne kemi një objektiv madhorë, dhe ai është fitimi i zgjedhjeve të 28 qershorit, përpara këtij objektivi nuk kanë rëndësi as ambiciet personale te drejtuesve të së majtës se kush do të bëhet kryeministër apo ministër. Sot mbi të gjitha qëndron uniteti ynë për të rrëmuar këtë qeveri me votën e popullit”- tha Milo.

(a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›