E Enjte, 5 Nëntor 2026

Lezhë, ulet numri i familjeve me ndihmë ekonomike, nxitje punësimit

TIRANË, 13 tetor /ATSH/ Në qarkun e Lezhës, aktualisht janë 2600 përfitues të ndihmës ekonomike, nga mbi 5 mijë që ishin deri në vitin 2018.

Drejtori Rajonal i Shërbimit Social Shtetëror në Lezhë, në bashkëpunim më zyrat e punës në të tre bashkitë e qarkut po zbatohet një projekt që familjet që janë të afta për punë të punësohen.

“Bashkia Lezhë, jo vetëm sezonin veror, por edhe për gjatë dimrit ka mundësi të konsiderueshme punësimi. Ky është qëllimi final pra familjet që janë me pjesë e skemës së ndihmës ekonomike të shkojnë drejt tregut të punës. Ne kemi një projekt me ministrinë dhe zyrat e punës që po e zbatojmë prej kohësh, që familjet që kemi në skenën e ndihmës e ekonomike dhe që kanë potencial për tu punësuar shkojnë drejt tregut të punës.’- tha, Keler Sufja, Drejtori Rajonal i Shërbimit Social Shtetëror në Lezhë, për RTSH.

Numri më i lartë i familjeve që trajtohen me ndihmë ekonomike në qarkun e Lezhës është në Bashkinë e Mirditës, për shkak të relievit malor dhe mundësive të pakta për punë/a.f./

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›