Lezhë, vriten me armë zjarri në makinë bashkëshortët

TIRANË, 26 prill /ATSH/ Dy persona kanë humbur jetën ditën e sotme në Lezhës, si pasojë e një atentati me armë zjarri.
Policia e Lezhës, në informacionin paraprak bëri me dije se “se rreth orës 14:50 në dalje të fshatit Balldren, Lezhë, në rrugën Balldren-Torrovicë, në rrethana ende të paqarta gjatë lëvizjes, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit Audi, me drejtues shtetasin K. M., 39 vjeç, që udhëtonte së bashku me bashkëshorten e tij, shtetasen G. M., 32 vjeçe, të cilët kanë humbur jetën në vendngjarje”.
Shërbimet e policisë pas njoftimit të marrë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet në zonë për lokalizimin dhe kapjen e autorëve.
Ndërkohë, sipas policisë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin ligjor, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
/m.q/j.p/