E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhë, vritet me armë zjarri një 25vjeçar brenda një lokali

LEZHË - Rreth orës 02:00 të natës së sotme një 25 vjeçar është vrarë me armë zjarri në një lokal në superstradën Lezhë-Laç pranë Kryqëzimit të “Shënkollit”.

Viktima është 25 vjeçari Martin Shtjefni i cili është vrarë në ambientet e një lokali me muzikë live.

Nga të dhënat e pare nuk dihen ende shkaqet e vrasjes së 25 vjeçarit apo autorët e krimit.

Forca të shumta të policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e fakteve dhe për identifikimin e autorëve të vrasjes.

(b.m/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›