E Diel, 1 Nëntor 2026

“Schengen”-i, Shqipëria dhe Mali i Zi, dy vendet që respektojnë lëvizjen e lirë

09-01-2013 / Gazeta 55

Para votimit të mekanizmit mbi pezullimin e përkohshëm të lëvizjes së lirë për vendet e Ballkanit, Iniciativa për Stabilitetin Europian, ka publikuar një raport ku evidentohet se kthimi në regjimin e vizave  nuk do të ishte i frytshëm për Bashkimin Europian. Në raport, thuhet se numri i azilkërkuesve nga Ballkani nuk është rritur në 27 shtetet anëtare, por vetëm në Gjermani, Belgjikë, Suedi dhe Luksemburg. Iniciativa për Stabilitetin Europian argumenton, se arsyeja për këtë është se këto vende kanë procedura azili të gjata që zgjasin nga 3 deri në 8 muaj dhe ofrojnë strehim dhe ushqim gjatë kësaj periudhe. Është pikërisht ky fluks i pandryshueshëm nga disa vende tê Ballkanit që ka motivuar BE-në të  rivendosë regjimin e vizave për një periudhë 6 mujore për vendet e Ballkanit që nuk marrin masa kundrejt azilantëve si dhe ta zgjasë këtë pezullim nëse është e nevojshme. Vendet më problematike për abuzimin me liberalizimin e vizave, që rrezikojnë një pezullim tê mundshëm vazhdojnë të jenë Serbia dhe Maqedonia. Ndërkohë  Shqipëria dhe Mali i Zi renditen të fundit në listën e numrit të azilantëve nga Ballkani në Bashkimin Europian. Kjo tregon qartë, se Shqipëria dhe Mali i Zi janë dy vendet që respektojnë më mirê  lëvizjen e lirë në zonën “Schengen”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›