E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti serb Nikoliç arrin marrëveshjen për platformën për Kosovën

09-01-2013 / Gazeta 55

Qeveria dhe presidenti serb Tomislav Nikoliç kanë rënë dakord për një platformë për të ardhmen në Bashkimin Europian si dhe për bisedimet me Kosovën. Versioni i parë i platformës i shkruar nga Nikoliç dhe i shpërndarë nga mediat serbe në dhjetor të vitit të kaluar u kritikua nga anëtarët e koalicionit qeverisës, nga opozita por dhe nga perëndimi si shumë nacionaliste. 

"Ka ndryshime por esenca mbetet e njëjtë. Ka pasur zbutje, kështu mund ta përshkruaj. Sigurisht që ka pasur dhe sugjerime që mund të kuptoheshin deri diku si ndërprerje e menjëhershme e bisedimeve, dhe përkufizime të tilla që duhej të hiqeshin dhe janë hequr”. 

Kryeministri serb Ivica Daçiç i cili dhe drejton këto bisedime nga pala serbe, u shpreh se minoriteti serb duhet të ketë institucionet e tij qeverisëse si pjesë e autoriteteve të Kosovës dhe jo të shtetit serb. 

“Me këtë dialogu nuk ka ndaluar dhe as nuk është kufizuar. Ne po vazhdojmë aktivitetet tona, pasi qëllimi është marrja e një date për nisjen e bisedimeve për anëtarësimin në Bashkimin Europian”. 

Ai tha se kjo ishte hera e parë që Beogradi ofronte një zgjidhje. 

Nuk e di nëse njerëzit e kuptojnë se kjo është hera e parë që Beogradi ka ofruar një zgjidhje për institucionet e bllokuara dhe të dyzuara në Kosovë, e cila nuk është njohur si një shtet i pavarur, por që integriteti i saj territorial njihet nga rezoluta 1244 e OKB-së. Kjo është hera e parë që ne po sugjerojmë ekzistencën e një komuniteti serb dhe autonominë e tij, si dhe ekzistencën e autoriteteve të Prishtinës, të cilës ai komunitet i përket. Nëse ky nuk është një lëshim, atëherë unë nuk e di se çfarë nënkuptohet me fjalën lëshim.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›