Lezhë,digjet makina e kreut të komunës Zejmen
LEZHE- Digjet makina e kryetarit të komunës Zejmen të qarkut të Lezhës, Arben Doçi. Ngjarja ka ndodhur ne oret e para te mengjesit te sotem, ne rrethana qe ende nuk jane zbardhur nga policia.
Automjeti targa, LE 5899 A, ndodhej ne oborrin e baneses se kreykomunarit dhe ne oren 04:00 të mëngjesit eshte pare e perfshire nga flaket.
Pasi eshte njoftuar, policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet. Dyshimet e para jane per nje zjarr shkaktuar si pasoje e ndonje defekti në sistemin elektrik.
Veç shkatërrimit të makinës, mësohet se nuk ka pasur dëme të tjera në oborrin e pronën e tij.