Berisha-Rocan Shqiperia ka shenuar arritje mjaft te medha
Kryeministri Berisha dhe ministri i Jashtëm e i Integrimit të Malit të Zi, Milan Rocan, i kanë cilësuar mjaft të rëndësishëm, projektet e përbashkëta mes dy vendeve tona, si linjat energjetike të interkonjkesionit, thellimin e lumit Buna për të parandaluar përmbytjet në të dy vendet për shkak të fryrjes së liqenit të Shkodrës, si dhe përfundimin e lidhjeve infrastrukturore-rrugore midis dy vendeve.
Në takimin e përbashkët, Berisha vlerësoi vizitën e Ministrit të Jashtëm dhe Integrimit Evropian të Malit të Zi, si një kontribut tjetër në marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve.
Kurse ministri Rocen i shprehu atij kënaqësinë e jashtëzakonshme për vizitën dhe i përcolli përshëndetjet e kryeministrit të Malit të Zi, Igor Luksic, i cili e fton kryeministrin Berisha për të vizituar Malin e Zi, në një kohë sa më të afërt, si dhe përshëndetjet e mikut personal te kryeministrit Berisha dhe Shqipërisë, ish-kryeministrit të Malit të Zi, Milo Djukanoviç.
Në takim u vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve dhe qeverive, të cilat bazohen në një traditë miqësie midis dy popujve dhe u theksua angazhimi i plote i të dy vendeve dhe qeverive për të zgjeruar, thelluar e konsoliduar bashkëpunimin, në të gjitha fushat, në interesin më të mirë të dy popujve, në veçanti në fushën ekonomike, te turizmit, etj.
Ministri Rocen u shpreh se marrëdhëniet e shkëlqyera midis Shqipërisë dhe Malit të Zi mund të shërbejnë si model për vendet e tjera në rajon dhe më gjerë.
Në këtë kontekst u vlerësua si bashkëpunim shumë i suksesshëm dogana e përbashkët e Murriqanit dhe u theksua angazhimi për ta shtrire këtë bashkëpunim edhe në pikën kufitare te Hanit te Hotit me synim liberalizimin e plote te lëvizjes se qytetarëve, mallrave, e shërbimeve, në të ardhmen e afërt midis dy vendeve, por edhe më gjerë në rajon, bazuar ne modelin evropian.
Gjatë këtij takimi, u diskutua edhe për rëndësinë e projekteve të tjera të përbashkëta, si linja energjetike e interkonjeksionit, thellimi i Bunës, përfundimi i lidhjeve infrastrukturore rrugore midis dy vendeve, projekte në fushën kulturore, shkencore, etj.
Ministri i Jashtëm dhe Integrimit Evropian i Malit të Zi vlerësoi arritjet e jashtëzakonshme që Shqipëria ka shënuar gjatë kësaj periudhe, duke theksuar se ata që vinë për të vizituar Shqipërinë mbeten të impresionuar nga ndryshimet e mëdha që ndodhin përditë në vendin tonë.
Ministri Rocen i shprehu Kryeministrit Berisha mirënjohjen më të thellë për mbështetjen që Shqipëria i jep Malit te Zi, në përpjekjet për anëtarësimin e vendit në NATO.
Kryeministri Berisha vlerësoi se në kushte shumë te vështira Mali i Zi u provua një aleat de facto i NATO-s, duke lehtësuar operacionet e saj të vitit 1999 dhe se anëtarësimi i plote i Malit te Zi në NATO do ta fuqizojë edhe me tepër krahun jug - lindor te aleancës dhe se Shqipëria e mbështet plotësisht anëtarësimin e vendit fqinj dhe mik në NATO.