Lezhë,plagoset me armë 36-vjeçari

Një 36-vjeçar është plagosur me armë zjarri në qytetin e Lezhës. Viktor Nikolli u plagos në lagjen "Nënë Tereza". Policia tashmë është nisur drejt vendngjarjes për hetime të mëtejshme. Nuk dihen ende motivet që mund të kenë çuar në plagosjen e të riut. Aktualisht 36-vjeçari,Nikolli gjendet i shtruar në spitalin e qytetit.