E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cërrik, energjia bllokon letërnjoftimet e reja

Në qytetin e Cërrikut gjatë kësaj jave ka filluar ndërprerja e e energjisë elektrike nga mëngjesi deri në mbrëmje për shkaqe objektive por kjo nga ana tjetër është duke e dëmtuar rëndë ecurinë e këtij procesi që në fillimet e tij 

ELBASAN-Në Bashkinë e qytetit të Cërrikut është bllokuar pa filluar ende procesi i aplikimit për letërnjoftimet e reja. Shkak i paralizimit të këtij procesi realizimi i të cilit është kthyer në një problem kombëtar sipas burimeve zyrtare po bëhet mungesa e energjisë elektrike në këtë qytet. Ndërprerjet me orar të tejzgjatur për shkak të një remonti që ka filluar në linjat elektrike të qytetit të Cërrikut ka krijuas kaos dhe rrëmujë para zyrave ku duhet të bëhet aplikimi për letërnjoftimet e renja. Ky proces në këtë qytet ka startuar që në 26 shkurt, por ndërsa qytetarët kane blere qindra kupona pranë filialit të Albpostës për t’u pajisur me letërnjoftimin e ri dhe pasaportën biometrike, nuk është bërë ende aplikimi i parë për këto dokumenta. Shefi i seksionit të personelit pranë Bashkisë së Cërrikut Qerim Baku thote se kjo situate shkakton veshtiresi në punën e administratës dhe në atë të aplikimit për letërnjoftimet e reja.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›