E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryekomunarët nuk mbledhin taksat, shpërblejnë punonjësit

28/02/2009  Elbasan, auditi i prefekturës nxjerr në pah një sërë shkeljesh

ELBASAN-Auditimi në prefekturën e Elbasanit publikon detajet e raportit vjetor të kontrollit pranë njësive vendore. Ky organ kontrolli ka ndëshkuar një numër të madh njësish vendore për shkelje të ndryshme me dëm ekonomik rreth 54 milionë lekë të reja. Problemin më të madh e përbën mosmbledhja e taksave vendore për pasuritë e paluajtshme dhe tokën.

Taksat

Kryekomunarët apo zyrat përkatëse kanë lejuar ose favorizuar subjekte apo fermerë duke mos i mbledhur taksën vendore të tokës apo edhe taksa të tjera lokale. Sipas kësaj zyre, nga kontrollet janë vendosur 34 masa disiplinore për abuzuesit dhe ka ndëshkuar me gjobë 3 të tjerë. Ndërkohë i është kërkuar në mënyrë zyrtare Agjencisë së Prokurimit Publik që të ndëshkojë dy anëtarë të komisionit të një prej komunave. Në raportin vjetor të Sektorit të Auditit të Brendshëm në prefekturën e Elbasanit citohet se gjatë vitit 2008 u realizuan 28 auditime të plota në njësi të qeverisjes vendore nga të cilat në bashkinë e Elbasanit dhe 12 njësi të qeverisjes vendore të këtij rrethi mes të cilave Bashkia e Cërrikut, Bashkia e Belshit, komunat Klos, Papërr, Fierzë, Rrasë, Kajan, Gjinar, Zavalinë, Funar, Labinot Mal, ndërmarrja e shërbimeve publike, teatri etj. Në Librazhd u krye auditi në bashkinë e qytetit dhe në komunat Qendër dhe Rrajcë. Në Peqin u krye audit në komunat Karinë, Pajovë, Gjocaj dhe në Gramsh u krye audit në bashkinë e qytetit e në komunat Kodovjat, Pishaj, Kushovë, Skëndërbegas dhe Kukër.

Shkeljet

Shkelje dhe mangësi u konstatuan edhe në përdorimin e fondeve publike për investime nëpërmjet procedurave të prokurimit me tender. Në këtë rast janë hasur mangësi të tilla si përpilimi i preventivave, mungesa e analizës për çmimet, mashtrim i kontratës me modelet e përcaktuara, mangësi në dokumentacion, moszbatim të afateve të përfundimit të punimeve etj. Nga i njëjti raport mësohet se shkelje të tjera janë konstatuar edhe në fushën e shpërblimeve për këshilltarët dhe për punonjësit. Në përfundim të të gjitha kontrolleve auditi ka arritur në përfundimin se gjatë vitit 2008 nga njësitë vendore të qarkut të Elbasanit është shkaktuar një dëm financiar në evazion fiskal që kap shumën 46.235.000 lekë, në mungesa dhe dëmtime 145.000 lekë dhe shkelje të disiplinës financiare në shumën 7.793.000 lekë. Shuma në total e dëmit ekonomik arrin në 54.173.000 lekë. Për të gjitha këto shkelje dhe dëmi ekonomik, prefektura mori një sërë masash disiplinore, vendosi dhe gjoba.

SHKELJET

Shkelje dhe mangësi u konstatuan edhe në përdorimin e fondeve publike për investime nëpërmjet procedurave të prokurimit me tender. Në këtë rast janë hasur mangësi të tilla si përpilimi i preventivave, mungesa e analizës për çmimet, mashtrim i kontratës me modelet e përcaktuara, mangësi në dokumentacion, moszbatim të afateve të përfundimit të punimeve etj. Shkelje të tjera janë konstatuar edhe në fushën e shpërblimeve për këshilltarët dhe për punonjësit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›