E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liami flet per te dashuren ne Gjermani ndersa Arbri rrefen per dashurine e humbur

Liami eshte ai qe hap i pari Proven e Dashurise. Ai edhe nje tjeter here tregon per te dashuren qe ka ne gjermani. Liami ulet prane zemres me krahe qe simbolizon nje dashuri qe gjendet larg nje dashuri ne pritje dhe tregon shkurtimisht se si eshte njohur me vajzen qe e pret jashte. Ai ka folur shpesh per te dhe te gjithe banoret e dine historine e tij por edhe nje here ai thote se ajo dashuri eshte shume e rendesishme per te.

Liami perfundon shpejt dhe ia le radhen Arbrit. Arberi ulet prane zemer se thyer dhe fillon te tregoje per dashurine e tij te mbyllur tashme. Arberi tregon se ka dy dashuri te tilla por per te paren nuk mundet te flase sepse ajo vajze tashme ka krijuar nje familje dhe nuk do qe te flase per dhe keshtu flet per historine e tij te dyte.

Arberi thote se parapara disa kohesh ka njohur nje vajze qe nuk ishte nga Prishtina por qe studionte aty. Ai thote se me te pasi u njohen nepermjet shoqerise se perbashket qe kishin krijuan nje lidhje te bukur qe zgjati per disa kohe edhe me dijenine e familjeve te tyre.
Arbri tregon se fundi i dashurise se tij erdhi per shkak te distances qe u krijua midis tyre pasi ai u largua per ne Amerike. ndryshimi i kohes bente qe ne shpesh te mos flisnim dot ne orare te duhura dhe pas disa muajsh vura re qe ajo po largohej thote me trishtim Arbri.

Ai tregon se ne fund nepermjet nje shoqeje kuptoi se ish-e dashura e tij nuk donte te vazhdonte me tej lidhjen e tyre. arbri thote se kur u kthye e kerkoi ish-te dashuren por ne telefonin e saj iu pergjigj e motra e cila i kishte thene se ajo nuk donte te fliste dhe se kjo ishte me e mira per te dy. Tash ka kohe qe nuk mundem me u lidh me nje vajze seriozisht e mbyll rrefimin e tij arbri dhe te tjeret duartrokasin.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›