E Diel, 1 Nëntor 2026

Liban shperthen nje makine bombe prane qendres islamike

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një zonë të Bejrutit në Liban, që është bazë e grupit militant shiit Hezbollah. Disa rrjete televizive në Liban, përfshirë edhe televizionin Al-Manar të Hezbollahut, kanë raportuar për viktima por pa e përcaktuar numrin e te vdekurve.

Pamjet televizive shfaqnin tym të zi që dilte nga zona e shpërthimit dhe që ngrihej mbi lagjen Bir al-Abed në kryeqytetin e Libanit, Bejrut. Televizioni vendas ka raportuar se shpërthimi është shkaktuar nga një makinë-bombë e parkuar afër një qendre islamike.

Grupet kryengritëse në Siri kanë kërcënuar për ta sulmuar Libanin, pasi Hezbollahu kishte dërguar luftëtarë për t’i ndihmuar forcat e presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›