Liban, shpërthim në një bazë të Hezbollahut
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një bazë të grupit militant shiit Hezbollah në Bejrut të Libanit.
Disa rrjete televizive në Liban, përfshirë edhe televizionin Al-Manar të Hezbollahut, kanë raportuar për viktima.
Pamjet televizive tregonin një mjegull të madhe tymit që ngrihej mbi lagjen Bir al-Abed në kryeqytetin e Libanit, Bejrut.
Al-Manar ka raportuar se shpërthimi është shkaktuar nga një makinë-bombë e parkuar afër një qendre islamike.
Grupet kryengritëse në Siri janë kërcënuar për të sulmuar Libanin, pasi Hezbollahu kishte dërguar luftëtarë për ti ndihmuar forcat e presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad.