Liber i ri i ish presidentit Bill Klinton mbi ekonomine

Ndersa papunesia vazhdon te jete ne rreth 9 per qind ish presidenti Bill Klinton po ofron zgjidhjet e tij per ekonomine amerikane dhe kete ai e ben ne librin e tij te ri Kthimi ne Pune.
Shitja e sugjerimeve te ish presidentit per ekonomine ne veshtiresi ne librin Kthimi ne Pune eshte ne qender te kesaj librarie ne Uashington.
Bleresi Ron Collins eshte demokrat i zhgenjyer nga Presidenti Barak Obama dhe e cileson zotin Klinton si nje frymemarrje te ajrit te fresket.
Ai pati sukses ne kete drejtim dhe na solli begati ekonomike pra duke pasur parasysh kete fakt dhe vecanerisht veshtiresite e tanishme ekonomike natyrisht qe ky liber do te jete interesant.
Kthimi ne Pune promovon politika qe lidhen me Presidentin Obama si per shembull shpenzimet stimuluese dhe investimet ne teknologjine alternative.
Por zoti Klinton fajeson Presidentin Obama dhe demokrate te tjere qe nuk kane hartuar nje mesazh te qarte per tiu kundervene qendrimit te republikaneve per uljen e taksa dhe shpenzimeve qeveritare.
Matt Dallek jep mesim ne histori dhe shkencat politike ne Qendren e Universitetit te Kalifornise ne Uashington.
Bill Klintoni ne librin e tij shpreh pakenaqesine qe ndjejne shume demokrate. Ata mendojne se Shtepia e Bardhe nuk ka dhene nje mesazh te qarte per ekonomine. Ata jane te pakenaqur qe republikanet po rigjallerohen qe levizja Tea Party eshte bere nje ze kaq i fuqishem ne debatin ekonomik.
Ne librin e tij zoti Klinton thote se debatet politike rreth ngritjes se kufirit te borxhit e bene Ameriken te dukej e dobet dhe konfuze por tani ai thote se ishte gabim kur mendoj qe presidenti Obama mund te kishte arritur nje marreveshje me pare.
Edhe Shtepia e Bardhe nuk u kushtoi rendesi sugjerimeve se ekzistonin tensione.
Do te thosha se libri eshte shume i dobishem dhe perforcon hapat pozitive qe ka ndermarre Presidenti Obama.
Dhe ndersa ka mbetur me pak se nje vit nga zgjedhjet presidenciale pikpamjet e zotit Klinton i cili para nje dekade u largua nga Shtepia e Bardhe duke lene nje suficit buxhetor dhe shkallen e papunesise nen 4.5 per qindershit mund te nxisin nje debat te ri mbi ekonomine.