Shpërthim në Afganistan, vriten gjashtë civilë

Gjashtë civilë afganë janë vrarë sot pas shpërthimit të një bombe në pjesën lindore të Afganistanit.
Zëdhënësi i provincës Laghman, ku edhe ka ndodhur ngjarja, Faizanullah Patan, tha se bomba ishte vendosur në rrugë dhe si pasojë e shpërthimit është dëmtuar një veturë dhe që në mesin e të vrarëve është edhe një grua.
Deri tani, nuk janë bënë të ditura hollësi të tjera.