Iran, shpërthim në një depo armësh, viktima

Një seri shpërthimesh në një bazë ushtarake në periferi të Teheranit në Iran, ka shkaktuar disa viktima dhe ka lënduar dhjetra të tjerë.
Shpërthimi ka patur zanafillën, sic raportojnë mediat ndërkombëtare, në një depo armësh. Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve, FARS thotë se nga shpërthimi ka patur dëme të mëdha materiale dhe është dëgjuar deri në qendër të kryeqytetit Teheran, rreth 40 kilometër larg vendshpërthimit.
Fars thotë se baza ndodhet në afërsi të një fshati dhe përdoret si depo furnizuese armatimi për Rojet Revolucionare, elita e ushtrisë iraniane.
Nuk dihet nëse shpërthimi ka qenë aksidental, apo një akt i qëllimshëm.