Libër i ri nga Luan Rama/ Si shqiptarët e bënë Francën atdhe të dytë
Shkrimtari dhe diplomati i njohur Luan Rama ka botuar së fundmi një librin Tek Frakët, një libër me vlera të mëdha publicistike, por edhe historike. Këtë libër, Rama ia dedikon emigracionit shqiptar në Francë. Histori, personazhe apo ngjarje në këtë libër të treguar mjeshtërisht nga Rama tregojnë se si shqiptarët e bënë Francën një atdhe të dytë. Nëse për emigracionin në Itali dhe në Greqi është shkruar shumë në kronikat mesjetare dhe moderne, mbi emigracionin në vendin e frankëve, dëshmitë në Shqipëri kanë qenë pak të njohura apo të mos themi aspak deri para disa vitesh. Një libër si Les chemins dexil, i botuar nën drejtimin e albanologut të njohur Alain Ducellier i ka bërë jehonë emigracionit shqiptar në Italinë e jugut e të veriut, para dhe pas epokës së Skënderbeut; po kështu dhe një studim i historianit Paolo Petta, por një histori e tillë paralele për shqiptarët e emigruar në vendin e frankëve nuk është shkruar, aq sa dhe kur u ngrit Muzeu i Emigracionit në Paris, për shqiptarët në Francë informacioni ishte fare i pakët. Pra duhej bërë një punë kërkimore, jo vetëm me arkivat dhe librat e historiografisë franceze, por duheshin takuar dhe ata shqiptarë, prindërit e të cilëve kishin ardhur në Francë në fillimin e shekullit XX, të cilët mund të tregonin historinë e të parëve të tyre dhe atë lidhje të vazhdueshme që u vendos midis tyre dhe vendit të tyre të adoptimit: Francës. Por sigurisht, duhej nisur nga fillimi i emigrimeve të para në histori, që në kohën e mesjetës, shkruan Rama në parathënien e librit. këtë libër me vlera të rralla ju do të lexoni se çfarë ndodhi në jetën e këtyre njerëzve që nga shkaqe të ndryshme, ekonomike, politike, personale, e lanë një vend për të gjetur strehë në një vend tjetër? Cila ishte rruga e tyre e adoptimit dhe e integrimit dhe a ishte vallë kjo e lehtë? Çndodhi me pinjollët e mëpasmë të tyre dhe si u bë integrimi në një gjuhë dhe kulturë të re, të panjohur më parë? Cilat ishin kodet e reja të integrimit dhe si është transmetuar vallë kujtesa nacionale?… Gazeta Tirana Observer boton një pjesë të shkëputur nga libri i Luan Ramës. Kjo pjesë bën fjalë për emigracionin shqiptar në Francë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Emigrantë shqiptarë në kohë lufte
Me pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste, emigrantët shqiptarë, duke përfshirë të gjitha ngjyrat politike, u organizuan për të shprehur revoltën e tyre. Gazeta Sazani shkruan për mbledhjen në sallën Wagram të organizuar më 9 prill 1939 dhe hapur nga Qamil Çela dhe Bedri Pojani, në Avenue Eagram, me mbështetjen e deputetit francez Justin Godard dhe personaliteteve të tjera franceze, mes të cilëve dhe ish profesorët e Liceut të Korçës Léon Perret, Maraval, etj, ku u mbajtën fjalime, u hodhën parulla antifashiste si dhe u kënduan himni shqiptar dhe ai francez. Salla Ëagram ishte mbushur plot e përplot me studentët shqiptarë dhe emigrantët puntorë, siç e përshkruan në kujtimet e tij dhe Godard: Justin Godard flet në krye të manifestuesve të revoltuar: «Kauza e popullit shqiptar, që ka derdhur gjakun e tij për pavarësi, është njëkohësisht dhe kauza e gjithë popujve të tjerë të kërcënuar nga imperializmi dhe diktaturat». «Ishte një mbrëmje e ngrohtë pranverore, – shkruante Godard në kujtimet e tij për këtë natë. – Parisi ishte boshatisur, por salla Wagram, ishte mbushur nga një turmë e mbarsur plot dhimbje, që klithte me të madhe zemëratën e vet. Mitingu ishte improvizuar brenda pak orësh nga shqiptarët që banonin në Paris. Në sajë të tyre, Parisi mundi të shmangë një turp për vetveten, atë që lejoi kryerjen e një krimi të tillë të pashoq, atë që nuk protestoi dhe nuk shprehu asnjë shenjë solidariteti në favor të atyre që në të njëjtin çast zbraznin fishekët e tyre të fundit në bregoret e ndriçuara nga hëna, ku tri ditë më parë vajzat e tyre hidhnin valle në festën e lindjes së një fëmije». Në mendjen e Godard, do të mbesnin për vite me rradhe imazhet e asaj nate me «les étudiants albanais, groupés autour de leur drapeau rouge au grand aigle noir, entonnèrent la Marseillaise.»
Manifestimin në sallën «Wagram» e kujtonte dhe Jusuf Vrioni, i cili ishte i pranishëm. «Të gjithë të rinjtë shqiptarë që ishin në Paris u mblodhën atje, – më tregonte ai. – Bashkë me shumë të rinj ne u mblodhëm në legatën shqiptare ku hartuam një telegram, të cilën e lexova në sallën «Wagram» gjatë mitingut për mbrojtjen e pavarësisë shqiptare. Por nga dita në ditë ne kuptuam indiferencën e fuqive demokratike rreth ngjarjes shqiptare dhe kjo na dëshpëronte». Në ditët e para të prillit të vitit 1939, në Paris ishte dhe Shefqet Ndroqi. Ai kishte ardhur në Francë që në vitin 1933 dhe vitin përgatitor për studimet në mjeksi e kishte bërë në universitetin e Tours. Dy vjet të tjera i kishte vazhduar në Toulouse dhe tri vjetët e fundit i kishte përfunduar në «Ecole de Medecine de Paris». Siç kujtonte doktor Ndroqi, në një gazetë franceze ai kishte lexuar se trupa të shumta ushtarake ishin mbledhur në Brindizi gati për të pushtuar Shqipërinë. «Bashkë me Hiqmet Dibrën ne shkuam ato ditë në Rue Monsieur le Prince, – kujtonte ai. – Në restorantin «Chez Lazar», të mikut tonë përmetar, organizohej një takim. Aty ishte dhe Ymer Dishnica, Fiari Dishnica, Burhan Juka, Nuçi Koço Kota, Petrit Hoxha, etj. Duke qenë organizator i kësaj mbledhje, mora fjalën dhe përmenda artikullin e gazetares Geneviève Tabouis Folën dhe të tjerë. Vendosëm ti dërgojmë një letër Zogut. I dërguam një telegram dhe kryeministrit francez Daladier dhe ministrit të Jashtëm, Bonnet
Një manifestim shumë entuziast ishte zhvilluar dhe në bashkinë nr.6 të qytetit Lyon, ku shqiptarët u mblodhën rreth ish deputetit Maurice Rolland. Një manifestim tjetër u organizua me shqiptarët e Grenoble-s, ku studentë e punëtorë të asaj zone u mblodhën në sallën e bashkisë së qytetit. Por ata demonstruan dhe para konsullatës italiane, siç kujtonte Mahir Domi, student në Fakultetin e Letërsisë në atë kohë dhe sekretar i Shoqatës së Studentëve Shqiptarë të Grenoble-s e më pas i Kolonisë shqiptare të Grenoble-s. Në Arkivin Qendror Shqiptar ruhen shënimet dhe dokumentet e Mahir Domit lidhur me statutin e hartuar të Shoqatës së Studentëve Shqiptarë të Grenoble-s, në frëngjisht, i shpërndarë dhe në mitingun që këta studentë bënë në Grenoble më 20 prill të vitit 1939 dhe ku ndër të tjera shkruhet se «Populli shqiptar do të luftojë gjithnjë siç ka vepruar ndër shekuj kundër shtypësve fashistë. Ndihmoni popullin shqiptar në luftën e tij që gjithashtu është juaja dhe e paqes për ti dhënë fund ligjit të xhunglës. Grenoblezë! Të gjithë në mitingun e organizuar nga studentët shqiptarë të Grenoblit në sallën e koncerteve, të enjten, 20 prill 1939, në orën 20.30 »
Në kujtimet e tij Fletë nga jeta ime, shkrimtari dhe studiuesi i njohur Dhimitër Shuteriqi, i cili ishte atëherë student në degën e Filozofisë në universitetin e Grenoble-s, ka shkruar: «Në Grenoble ne organizuam menjëherë të nesërmen, një miting përpara legatës italiane. Na ndihmuan shokët tanë studentë, partitë e së majtës, por edhe të së djathtës Në mes të muajit organizuam një miting të dytë, në një sallë të madhe mbledhjesh të Bashkisë së qytetit, e cila merrte rreth një mijë vetë e që mori jo më pak se një mijë e pesëqind. Iu drejtuam, për këtë, tërë partive politike, që nga ajo komuniste gjer te ajo fashiste e Laroque-ut, dhe sna mungoi asnjëra. Mitingu jonë ishte i një suksesi që smbah