E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Qelbësirat kundër meje, do tu ngecen në fyt halat e Lalzit

berisha ne lezheNga Lezha ku mori pjesë në inaugurimin e rikonstruktimit të rrugës, Kodhel-Dajç- Blinisht, kryeministri Sali Berisha ka lëshuar akuza të forta për krye socialistin, Edi Rama dhe partitë e koalicionit opozitar. Duke komentuar partitë aleate të Partisë Socialiste në këto zgjedhje, kryeministri Berisha tha se aleanca e tyre nuk është e vërtetë. A do ju duket një fjalë e papërshtatshme, që për javë të tëra hapën shtypin dhe mediat, ku thuhej, Qelbësira bashkohuni të përmbysim Berishën. Nuk ua kam thënë unë këtë, por ideologë kryesore të tyre pasi u bashkuan. U mbetën halat e Lalzit në fyt. Atë ia thashë unë atij, një nga një do ua ngecë halat atij. Aleanca e tyre nuk është e vërtetë, katër parti komuniste, tre partie serial-killerash e hajdutësh, shikoni listën nga 35 parti që ka në listë, 25 nuk kanë qenë kurrë në zgjedhje, tha kryeministri Berisha. Në vijim, kreu i qeverisë ripërsëriti edhe një herë ftesën e tij drejtuar Edi Ramës, që të bashkëpunojë me mazhorancën për tu dhënë mundësi emigrantëve që të votojnë në zgjedhjet e 23 qershorit. Edhe njëherë këtu e ftoj z. Rama të votojmë së bashku ligjin për votimin e emigrantëve. Por ti nuk e bën këtë, megjithë frikërat që ke, frikën më të tmerrshme e ke nga vota, nga kjo nuk të shëroj dot, do të shërojnë shqiptarët. Ti në kokë mban një Shqipëri që nuk ekziston. Të ka mbetur ora në kohën e Selam Musait, se sot shqiptarët kanë një rrugë, forca e tyre vendimi më i rëndësishëm qëndron në votën e tyre të lirë, u shpreh kryeministri Berisha. Në përfundim shefi i ekzekutivit, premtoi se qeveria do të vijojë të investojë për të përmirësuar infrastrukturën në vend ndërsa shtoi se qeveria ka bërë dhe do të vijojë të bëjë gjithçka për ëndrrën evropiane të shqiptarëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›