E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liberalizimi Topi Ngjarje historike

Presidenti i Republikes Bamir Topi deklaroi se liberalizimi i vizave eshte ngjarja e trete historike me e madhe per Shqiperine pas pavaresise dhe rrezimit te komunizmit.

Dita e sotme erdhi si rezultat i mjaft proceseve te nje evolucioni te thelle qe ka te beje me jeten e institucioneve te Shqiperise por edhe me maturimin e shoqerise shqiptare nder vite tha presidenti ne nje prononcim per Top Channel.

Kreu i vendit kerkoi qe ne te ardhmen te punohet me shume dhe me seriozitet per rrugen e Shqiperise drejt familjes evropiane.

Dita e sotme te na jape shansin te rrisim sensin e mirekuptimit dialogut dhe sot te jete nje dite feste ndersa neser duhet ti kthehemi pergjegjesive. Partite politike institucionet duhet te japin nje shembull per qytetaret qe te respektojne liberalizimin te respektojne rregullat dhe korrektesine sepse vetem keshtu do te kemi me shume premisa per ecurine e Shqiperise tha kreu i vendit.

I pyetur nese kishte nje mesazh per politiken presidenti Topi theksoi se nuk mund te nderhyje ne vullnetin e partive per te marre vendime.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›