E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta mbron Vasilin Minister i suksesshem

/ /

Kryetari i LSI-se Ilir Meta vleresoi dje nga Lushnja ministrin e Shendetesise Vasili si te suksesshem ne detyren e tij. Ministri Vasili mund tju them se po konfirmon cdo dite qe eshte mjaft kompetent shume i perkushtuar profesionalisht dhe pavaresisht nga veshtiresite e transformimit te sistemit tone shendetesor ai ka bere nje pune te jashtezakonshme dhe vazhdon cdo dite duke cuar perpara reformat delikate ne kete sistem qe natyrisht ka veshtiresite e tij por qe po ecen me shpejtesi ne ate rruge qe i sherben te gjithe qytetareve gjithashtu duke luftuar pa nderprerje vazhdimisht korrupsionin dhe mungesen e transparences u shpreh Meta. Zv.kryeministri dhe ministri i Ekonomise i ndodhur ne nje aktivitet te LSI-se ne qytetin e Lushnjes i cilesoi akuzat e opozites ndaj ministrit te Shendetesise si te favorizuara nga firma konkurrente ne treg. Lidhur me akuzat politike te lidershipit aktual te Partise Socialiste ndaj Ministrise se Shendetesise nuk me mbetet gje tjeter vecse te shpreh keqardhjen per kete fushate denigruese e cila nuk synon te evidentoje problemet qe ka sistemi i shendetesise dhe permiresimin e tyre por eshte thjesht nje shantazh ndaj gjithe sistemit te shendetesise dhe kesaj ministrie apo edhe ISKSH-se per te mbeshtetur dhe favorizuar ne menyre te paligjshme firma te cilat jane te lidhura me elemente te ketij lidershipi. Kjo sepse tashme eshte nje fakt qe keto jane mesuar te bejne sikur jane ne opozite por nderkohe edhe te marrin tendera ne menyre te paligjshme sikurse eshte edhe Beqja njekohesisht te shesin edhe moral u shpreh Meta. Kreu i LSI-se shperndau 150 karta anetaresie per anetaret me te rinj te kesaj partie ne kete qytet. Meta shprehu dje kenaqesine per vendimin historik te heqjes se vizave qe pritet te merret te henen nga Keshilli i Ministrave te Brendshem te BE-se. Meta u shpreh se liberalizimi i vizave per shqiptaret eshte arritja me e madhe qe prek interesin e cdo qytetari dhe kjo u jep fund vuajtjeve te shqiptareve ne keto 20 vite per te kaluar kufirin. Sipas Metes ky vendim vjen fale progresit dhe arritjeve te bera nga qeveria ne permbushjen e te gjitha kritereve te percaktuara nga Bashkimi Evropian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›