Listat Bashkia Fier Jane shkelur afatet
Nenkryetari i Bashkise Fier Florin Mucaj denoncoi vonesat ne pergatitjen e listave paraprake te zgjedhesve. Ne baze te nje udhezimi nr. 365 data 14.10.2010 i nxjerre prej ministrit te Brendshem Lulzim Basha eshte kerkuar qe te behet ndarja e qendrave te votimit me mbi 1 mije zgjedhes ose bashkimi i atyre me me pak se 150 zgjedhes procedure e cila duhej te permbushej brenda dates 20 tetor nga Bashkia Fier. Ministria duhet ti ngarkonte keto lista ne sistem dhe pas gjenerimit ato duheshin printuar dhe postuar ne te gjitha qendrat e votimit. Kjo nuk ka ndodhur u shpreh nenkryetari i Bashkise Fier Florian Mucaj. Ndersa sipas prefektures se ketij qyteti e cila ka reaguar menjehere ndaj akuzave behet fjale per nje proces teknik duke mohuar se keto vonesa kane te bejne me nje perpjekje te mirefillte politike.