Liberalizimi i vizave, Kuvendi miraton 8 ligje
PRISHTINE - Kuvendi i Kosovës me procedura të shpejtuara ka miratuar pakon prej tetë ligjeve si pjesë e përmbushjes së kritereve për liberalizimin e vizave.
Projektligjet janë sponsorizuar nga Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi dhe me shumicë votash janë mbështetur nga deputetët.
Këto ligje rregullojnë fusha të azilit, azil-kërkimit, menaxhimit të integruar të kufirit dhe çështje të ngjashme, për të cilat Bashkimi Evropian kërkon standarde evropiane për vendet që mëtojnë të futen në zonën pa viza - Shengen.
Sipas procedurave, të tetë ligjet i nënshtrohen edhe një rishikimi për komisionet gjegjëse dhe më pas formalisht votohen edhe njëherë në Kuvend, para se t’i procedohen presidentes për nënshkrim dhe publikim në gazetën zyrtare.
Miratimi i kësaj pakoje ligjore u bë në ditën kur para Kuvendit, në seksionin e pasdites pritet të flasë edhe Komisionari për Zgjerim i BE-së, Stefan Fule.
(er.nu/rel/BalkanWeb)