Berisha pret një delegacion të Partisë Komuniste të Kinës
TIRANE - Kryeministri Sali Berisha takoi sot një delegacion te Partisë Komuniste të Kinës, i kryesuar nga Drejtori i Drejtorisë së Marrëdhënieve me Europën Lindore dhe Azinë Qendrore, Tian Yongxiang. Delegacioni shoqërohej nga Ambasadori i Republikës Popullore të Kinës në Shqipëri, Ye Hao.
Pasi u ndal në faktin se dy partitë, Partia Demokratike dhe Partia Komuniste e Kinës, kanë transformuar rrenjësisht dy vendet respektive, Berisha theksoi se kjo vizitë është tregues i qartë i interesit konstant që Partia Komuniste e Kinës ka treguar ndaj marrëdhënieve mes të dy vendeve dhe dy partive.
Berisha vlerësoi si shumë të rëndësishëm krijimin e Sekretariatit për bashkëpunim me Evropën Lindore dhe Juglindore dhe fondin e vënë në dispozicion nga qeveria kineze për projekte bashkëpunimi e zhvillimi në këtë rajon.
Gjithashtu, ai vlerësoi projektet e përbashkëta dhe u ndal tek inciativa e qeverisë së drejtuar prej tij për mësimin e gjuhës kineze në shkollat e vendit si një hap me rëndësi në zhvillimin e marrëdhënieve mes të dy vendeve.
Kryeministri Berisha vlerësoi edhe bashkëpunimin në lidhje me ndërtimin e Rrugës së Arbërit, si një projekt madhor jo vetëm për vendin, por edhe për rajonin. Ai falenderoi kompaninë e madhe Kineze CSCEC (China State Construction Engineering Corp.ltd) dhe qeverinë Kineze për ofertën realisht të leverdisshme që kanë bërë para zgjedhjeve për rrugën e Arbrit me zero ndikim ose ndikim të parëndësishëm, sipas variantit mbi borxhin publik. Pas përfundimit te zgjedhjeve oferta po përgatitet për t'u shpallur në përputhje në ligjin si tender i hapur ndërkombëtar. Qeveria e re do vendosë për përzgjedhjen e variantit dhe do të negociojë kontratën. Ndër të tjera kjo kompani ka shprehur angazhimin e saj edhe për tramvajin e Tiranës.
Berisha u ndal tek nevoja për nxitjen e mëtejshme të investimeve kineze, duke u shprehur se qeveria e drejtuar prej tij ka krijuar një klimë të favorshme për investimet e huaja dhe shprehu besimin se kjo frymë do të vazhdojë të mbahet edhe në të ardhmen si interesi me i mirë i vendit.
Kreu i Ekzekutivit u shpreh se Shqipëria i rezistoi krizës ekonomike dhe financiare botërore, dhe pavarësisht pasojave, e ruajti rritjen ekonomike, falë reformave të ndërmarra nga qeveria e kryesuar prej tij. Ai ftoi investitorët kinezë të përfitonin nga mundësitë që ofron Shqipëria në infrastrukturën portuale, energjinë hidrike, miniera, etj.
Në këtë kuadër, me interes është hapja e një banke kineze, u shpreh Kryeministri Berisha. Ndërsa Tian Yongxiang e falenderoi Kryeministrin për mikpritjen dhe takimin me delegacionin që ai kryeson.
Ai gjithashtu theksoi me kënaqësi progresin e vazhdueshëm që kanë njohur marrëdhëniet mes dy vendeve dhe popujve bazuar në një marrëdhënie miqësore historike mes dy popujve.
"Shqipëria është një vend i vogël, por shumë i njohur në Kinë", u shpreh zoti Yongxiang, duke nënvizuar se kjo përbën një bazë të mirë për nxitjen e investimeve kineze.
Ai theksoi rolin e padiskutueshëm dhe historik të Partisë Demokratike në zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe mes dy popujve dhe vendeve tona, duke vënë në pah kontributin e çmuar personal të Kryeministrit Berisha, i cili vlerësohet lart nga pala kineze.
Ai u shpreh se Shqipëria, në stadin aktual, ka mundësi shumë të mira përfitimi nëpërmjet projektesh, nga fondi i qeverisë kineze i vënë në dispozicion të bashkëpunimit me Europën Lindore dhe Juglindore. Z. Yongxiang shprehu interesin e palës kineze për të mbështetur në projektet e modernizimit të infrastrukturës.
Gjithashtu ai vlerësoi bashkëpunimin kulturor, përfshirë nismën për mësimin e gjuhës kineze, ne dispozicion të së cilës, qeveria kineze ka vënë një numër mësuesish.
Të dy bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime dhe vlerësime për zhvillimin e marrëdhënieve ndërpartiake, duke vlerësuar shkëmbimet në nivelet më të larta gjatë viteve të fundit. Kryeministri Berisha e njohu delegacionin e Partisë Komuniste Kineze me procesin e zgjedhjes së kryetarit të ri të Partisë Demokratike pas dorëheqjes së tij, nëpërmjet mekanizmit "një anëtar, një votë" dhe çmoi se ky proces do te çojë në rinovimin dhe forcimin e partisë dhe do ta përgatisë për fitoren e zgjedhjeve të ardhshme.
Në kuadër të bashkëpunimit partiak, z. Yongxiang e ftoi z. Berisha të vizitojë Kinën në krye të një delegacioni të Partisë Demokratike. Kryeministri Berisha e pranoi ftesën me kënaqësi dhe i shprehu bashkëbiseduesit përshëndetjet më të përzemërta për Presidentin, Kryeministrin dhe autoritetet më të larta të Partisë Komuniste Kineze.
(BalkanWeb)