Liberalizimi i vizave, Meta takon homologë europianë

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme z. Ilir Meta, i cili ndodhet në Nju Jork, zhvilloi takime të veçanta me homologët e tij të Italisë, Holandës, Hungarisë, Australisë, Salvadorit, Ukrainës, Malit të Zi, Bahreinit, etj.
Gjatë takimeve me ministrin italian Franko Fratini, atë hungarez Peter Balazh dhe atë holandez Maxime Verhagen, u diskutuan çështje që lidhen me integrimin evropinan të vendit, procesin e liberalizimit të vizave si dhe me intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe.
Zv.Kryeministri Meta vlerësoi nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve dypalëshe me vendet respektive dhe njëkohësisht u kërkoi kolegëve të tij europianë mbështetjen e tyre për aplikimin e Shqipërisë për statusin e kandidatit për anëtar të Bashkimit Europian, si dhe për përfshirjen e Shqipërisë në procesin e liberalizimit të vizave të BE-së me vendet e rajonit.
Nga ana e tyre, ministrat e Jashtëm i shprehën zotit Meta sigurimet e mbështetjes së vendeve të tyre për procesin integrues të Shqipërisë në BE dhe për liberalizimin e vizave, duke nënvizuar edhe nevojën e përmbushjes së kushteve teknike, në kuadrin e këtij procesi. Ministri italian
Fratini u shpreh optimist për marrjen brenda këtij viti, të vendimeve të rëndësishme e pozitive të BE-së, lidhur me Shqipërinë; ministri i Jashtëm hungarez Peter Balazh ofroi ndihmën e vendit të tij në arritjen e kritereve të udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave, duke ofruar asistencë në fushën e menaxhimit të kufirit, ku vendi i tij ka eksperiencë të pasur.
Në takimet me ministrat e Jashtëm të Bahreinit, Ukrainës e Salvadorit, biseda u përqendrua kryesisht mbi zhvillimet në Kosovë dhe zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe. Zv.Kryeministri Meta e falenderoi ministrin e Bahreinit për njohjen nga vendi i tij të shtetit të Kosovës si dhe për depozitimin e qëndrimit të tyre në favor të pavarësisë, pranë Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.