E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezhë, arrestohen 2 punonjës të KESH-it

Drejtoria kundër Krimit Fianciar, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit gjyqësor Lezhë dhe Drejtorinë e Policisë se Qarkut Lezhë kanë përfundur me sukses operacionin e koduar "Energjia e Ndërprerë" për arrestimin në flagrancë të një punonjesi të OSSH, Dega Lezhë. Kështu policia ka arrestuar shtetasin Viktor Ujka, 45 vjeç me detyrë Kryetar i Degës së Shtitjes së OSSH, dega Lezhë dhe Gjovalin Prenga,57 vjeç me detyrë faturist dhe specialist për ndërprerjen e energjisë.
Pas një hetimi disa mujor, të kryera me metoda speciale dyshohet se këta shtetas me anë të veprimeve të paligjshme, korruptive, për një periudhë prej rreth dy vjetësh e kanë detyruar një subjekt tregtar që tu jepte ryshfet në një shumë prej 800 000 lekë në çdo muaj. Ky veprim korruptiv kryhej në këmbim të faturimit afrofe të energjisë eleketrike për një vlerë më të vogël nga sa konsumonte. Subjekti tregtar kërcënohej se në rast se nuk do të paguante 800 mijë lekë ryshfet, do ti ndërpritej energjia elektrike dhe do të kishte faturime shumë të larta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›