E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Ora e Debatit" : PS, e sotmja dhe e ardhmja e saj

"PS, e sotmja dhe e ardhmja", do jetë tema e emisionit "Ora e Debatit", të gazetarit Alfred Peza sonte në mbrëmje në orën 21:00. Të ftuar në studion e "Ora e Debatit" një panel me katër analistët më të njohur në Shqipëri. Në panelin e emisionit të sotëm do të jenë publicisti, Agim Isaku, analisti Sokol Balla, drejtori i gazetës "Panorama", Andi Tela si dhe analisti Skënder Minxhozi. Ku po shkon PS pas zgjedhjeve të 28 qershorit, çfarë i sjellin Partisë Socialiste zgjedhjet që do mbahen nesër për kryetarin e saj trajtohen në emisionin e gazetarit, Alfred Peza. Në "Ora e Debatit" diskutohet për 26 shtatorin dhe garën në PS mes Edi Ramës dhe Maqo Lakrorit.
PS dhe bojkoti me 8 kushte i Parlamentit, Edi Rama dhe fati i "Lëvizjes për Mendim Ndryshe në PS", Ben Blushi e Arben Malaj dhe sfida brenda PS-së diskutohen sonte nga një panel analistësh në emisionin e gazetarit Alfred Peza. Sot në "Ora e Debatit" debatohet për Edi Ramën dhe të ardhmen e Fatos Nanos, dhe për deklaratat e Nanos për të sfiduar Edi Ramën. E ardhmja e PS-së dhe e Edi Ramës në krye të saj, shanset e Ramës për ta rikthyer PS në pushtet zbardhen sot në emisionin e gazetarit, Alfred Peza. Na ndiqni sonte, ora 21:00, LIVE.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›