Liberalizimi i vizave feste mbareshqiptare ne Greqi

Autoritetet greke pershendesin vendimin e PE-se
Vendimi i Parlamentit Evropian per heqjen e regjimit te vizave per qytetaret shqiptare eshte pritur me nje jehone te jashtezakonshme nga emigrantet shqiptare ne Greqi. Burime te gazetes bejne te ditur se te mbledhur ne nje takim me prefektin e Selanikut emigrantet shqiptare qe jetojne ne kete qytet thane ne menyre karakteristike se me ne fund pas shume vitesh edhe Shqiperia rrezoi murin e saj te Berlinit.
Duke pergezuar emigrantet shqiptare qe per here te pare marrin pjese ne zgjedhjet per pushtetin lokal edhe prefekti i Selanikut Panajotis Psomiadhis ka pershendetur kete vendim te Parlamentit Europian.
Jemi te gjithe femijet e nje Zoti. Ata qe duan te bashkepunojne dhe te jetojne ne menyre harmonike me nje popull tjeter nuk kane nevoje per viza. Viza me e mire eshte humanitarizmi dhe e verteta u shpreh prefekti i Selanikut Panajotis Psomiadhis.
Ajo cka pret me padurim ne kete faze komuniteti shqiptar ne kete qytet dhe ne rrethinat e tij qe numeron me shume se 170 000 vete eshte pajisja me karta identiteti dhe pasaporta biometrike prane konsullates shqiptare.