Maliqi Pollo dhe ministra te tjere te largohen
Deputeti demokrat sulmon ministrin per Inovacionin dhe Teknologjine e Informacionit
Deputeti i Partise Demokratike Lefter Maliqi ka akuzuar dje ministrin per Inovacionin dhe Teknologjine e Informacionit e te Komunikimit Genc Pollo se po perfiton nga lidershipi i PD-se dhe duhet te largohet nga qeveria. Ne nje prononcim te dhene per Ora News deputeti demokrat deklaroi gjithashtu se pervec ministrit Pollo duhet te largohet dhe ndonje minister tjeter. Une jam i bindur pavaresisht se ngelet vleresimi dhe gjykimi i kryeministrit Berisha une kam besim se do te beje nje zgjidhje te shpejte por kam nje bindje se nje pjese 1 apo 2 ndonje minister u ka ardhur koha per te levizur. Pollo dhe ndonje tjeter.
Ajo ngelet ne gjykimin e Kryeministrit Berisha - u shpreh Lefter Maliqi. Ai e tha edhe ne mbledhjen e fundit te grupit parlamentar te PD-se ka thene se kane zene rrenje nje pjese e vogel e ministrave te cilet nga hallet e shumta qe kane qe edhe me hallet dhe problemet e medha qe kane ne administraten e tyre merren edhe me problemet e levizjeve ne zone sa nuk kane pasur kohe qe te hapin telefonin deputeteve te Partise Demokratike.
Sipas tij pas ketyre fjaleve kryeministri Berisha i ka dhene mbeshtetje te menjehershme dhe shpreson qe kjo mbeshtetje do te jete ne vazhdimesi. I pyetur mbi raportet qe ka me Meten Berishen dhe Ramen deputeti demokrat tha se ka takime te shpeshta me te tre politikanet. Jam takuar jo vetem tani por edhe me pare me zotin Meta nuk diskutohet edhe tani. Me zotin Berisha une mund te jem deputeti qe jam takuar me shpesh ne te gjitha takimet kam ngelur i kenaqur per mbeshtetjen qe ka dhene por pres me shume per keto sfida qe une kam ne jete. Me zotin Rama jam takuar perpara zgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve - deklaroi Maliqi.