E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata Administrative Berisha fton Ramen per te votuar ligjin

Sipas kreut te qeverise Parlamenti duhet te votoje ligjin per te treguar vendosjen e vlerave ne vend

Kryeministri mohon akuzat e liderit te opozites se ligji eshte kundershtuar nga SHBA

Kryeministri Sali Berisha ftoi opoziten qe te votoje projektligjin per Gjykaten Administrative pavaresisht se fondet per vendin tone jane djegur. Sipas kryetarit te Partise Demokratike opozita duhet te jape konsensusin e saj per kete ligj si shenje e vendosmerise per te vendosur vlera ne kete vend dhe si mirenjohjeje ndaj SHBA-ve. Ne rast se te ka mbetur qofte edhe kuanti me i vogel i logjikes ndrysho mendimin te votojme Gjykaten Administrative edhe ne rast se projekti eshte djegur ne shenje te vendosmerise sone per te vendosur vlera ne kete vend por edhe ne shenje te nje mirenjohjeje te pakufishme ndaj vendit - theksoi Berisha.


Nderkohe kreu i qeverise hodhi poshte pretendimet e kryetarit te Partise Socialiste se ligji per Gjykaten Administrative eshte kontestuar nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Sipas kreut te qeverise shqiptare kryetari i opozites mashtron shqiptaret duke dhene arsyet se pse SHBA-te nuk miratuan ndihmen per vendin tone.


Te pretendosh ti se Agjencia Amerikane Nderkombetare e Ndihmes dhe Zhvillimit punoi dy vite per te ndertuar nje sistem Gjykate Administrative dhe per tia dhene dhurate Sali Berishes ti u tregon shqiptareve perralla me mbret qe nuk ti beson asnjeri - tha Berisha. Sipas shefit te mazhorances deputetet e majte nuk votuan pasi menduan se do te forcoje pushteti i kesaj mazhorance.

Ti nuk votove sepse mendove se ato 16 milione dollare dhe qindra te tjere qe mund te vinin po te fitonim kompakun do te forconin pushtetin e Sali Berishes ti u tregove jashtezakonisht shpirtkazme sepse ato 16 milione dollare do te ndertonim rruget ujesjellesit kanalizimet e qindra qytetareve ne mbare vendin - tha Berisha.


Duke akuzuar opoziten per afera korruptive sipas kryeministrit nje tjeter arsye per mosbotimin e projektligjit per Gjykaten Administrative lidhet edhe me fshehjen e perfitimeve arbitrare nga bizneset. Me duhet te them se nuk votove edhe per shkaqe te tjera se ajo gjykate eshte gjykata qe do te mbulonte 20 te dashur qytetare se ajo gjykate do te prishte me vendimet e ligjit duart e ekzekutivit mbi lokale apo qendrore mbi biznesin dhe arbitraritetin - u shpreh kreu i qeverise.

Liberalizimi i Vizave

Kreu i qeverise Berisha deklaroi nga komuna Lukove e Sarandes se procesi i liberalizimit te vizave per shqiptaret ka qene plotesisht i merituar. Sipas kryeministrit procesi i vleresimit te kritereve te Bashkimit Evropian ka qene objektiv dhe pa asnje mbeshtetje politike. Kjo arritje eshte plotesisht e merituar dhe ju garantoj per kete sepse ne shqiptaret nuk eshte se kemi pasur nga te tjeret histori mbeshtetjesh te medha ndaj nesh por ka nje vleresim te ndershem objektiv te mundit te lumit te djerses dhe reformave te suksesshme qe kemi realizuar - tha ai.


Per kryeministrin siguria kufitare e cila eshte edhe nje nga kriteret per vendin tone eshte ne nje nivel te larte dhe u shpreh se shqiptaret zoterojne pasaportat me te sigurta ne Evrope. Shqiptaret disponojne pasaportat biometrike me moderne ne Evrope se pikat e kalimit te kufirit kane sistemet e kontrollit me moderne te kohes se rendi dhe siguria jane nder me te medhate - theksoi Berisha. Deklaratat kreu i qeverise i beri gjate nje vizite dyditore ne jug te vendit ku inauguroi rrugen Lukove-Plazh investim i buxhetit te shtetit me vlere rreth 140 milione leke.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›