E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liberalizmi i vizave, Borchardt: Shqipëria të thellojë reformat

Ambasadori gjerman në Tiranë Borchardt, ka zhvilluar një takim me studentë. Gjatë këtij takimi Borchardt deklaroi se thellimi i reformave, është kushti që Shqipëria duhet të plotësojë për të përfituar nga liberalizimi i vizave 

TIRANE- Thellimi i reformave, është kushti që Shqipëria të përfitojë nga liberalizimi i vizave. Deklarata vjen nga ambasadori gjerman në Tiranë Bernard Boshardt, i cili në një takim me studentë tha se mos plotësimi i kushteve nga ana e Shqipërisë për liberalizimin e vizave me Bashkimin Europian duhet të jetë një nxitje për vazhdimin e reformave dhe plotësimin e standarteve të vëna si kushte për integrimin e vendit.
Në këtë takim ku është folur për zgjedhjet në Parlamentin Europian si dhe për sfidat e vendit tonë Borchardt ka sugjeruar të tregohet më shumë kujdes ndaj respektimit të kushteve të Komisionit Europian, ndërsa ka theksuar se rëndësi kanë edhe lehtësirat e deritanishme si ulja e cmimit të vizave apo përfitimi i vizave falas për disa kategori. Ambasadori gjerman gjithashtu ka shprehur mbështetjen e vendit të tij pas aplikimit të Shqipërisë për vend kandidat në familjen e madhe europiane. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›