E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liberalizohet sigurimi i automjeteve

Tarifat per sigurimin e detyrueshem te automjeteve do te liberalizohen, me qellim sjelljen e tregut te sigurimeve me standardet e Bashkimit te Evropian. Kjo nisme eshte ne themel te nje projektligji, qe do te prezantohet sot nga Autoriteti i Mbikeqyrjes Financiare. Me liberalizimin e tarifave cdo klient do te mund te paguaje ne baze te historikut te demeve, viteve te eksperiences ne drejtimin e mjetit motorik, vjetersise se tij dhe shume komponenteve te tjere, qe ne total do te formulojne politiken e individualizimit te tarifes nga kompanite. Nisma ligjore ka ardhur pas nje reagimi te Shoqates se Siguruesve te Shqiperise, e cila ne fillim te ketij muaji kerkoi nderhyrjen e autoriteteve shteterore per te realizuar tarifat ne sigurimin e detyrueshem te automjeteve. Tregu i sigurimeve te detyrueshme per mjetet motorike, me pergjegjesi ndaj paleve te treta, eshte i pa liberalizuar ne Shqiperi. Ministri i Financave, me ane te nje udhezimi, vendos tarifat dysheme dhe tavan, duke kushtezuar konkurrencen midis te gjithe operatoreve te tregut. Ne te kaluaren, kompanite shisnin nen tarifat minimale, te miratuara me udhezim te ministrit te Financave, vetem e vetem per te zgjeruar treg. Ne shumicen e rasteve, kjo i bente ato te paafta per te zhdemtuar demet e shkaktuara nga klientet e tyre.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›