E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rimbursimi, ne 1 korrik lista e re e barnave

Pensionistet, femijet dhe personat e siguruar qe nga 1 korriku do te perfitojne 21 medikamente me shume te rimbursueshme. Por, sipas ISKSH-se, medikamentet e reja jane te kushtueshme, ndaj fondi per perballimin e tyre duket se eshte i pamjaftueshem. “Ne listen e re te rimbursimit jane shtuar disa alternativa barnash mjaft te shtrenjta per te semuret me zemer, apo per diabetiket. Fondi ne dispozicion per ISKSH-ne per kete vit, sipas parashikimeve, eshte i pamjaftueshem dhe per kete arsye ne vendimin e qeverise eshte specifikuar qe shtesat e fondit qe nevojiten per disa barna te shtrenjta do te vihen ne dispozicion nga Ministria e Shendetesise, ne menyre qe Instituti i Sigurimeve Shendetesore te mos perballet me borxhe”, thuhet ne njoftimin per shtyp te ISKSH-se.

Lista

Lista e barnave, e cila eshte miratuar vetem pak dite me pare nga Keshilli i Ministrave, jane shtuar 21 alternativa te reja barnash, te cilat kane te bejne kryesisht me semundjet e diabetit, zemres, sklerozes. Po keshtu, ne kete liste jane zevendesuar 5 barna te vjetra, me prodhime te reja. Sipas drejtoreshes se Institutit te Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor, Elvana Hana, futja e ketyre alternativave eshte pozitive, pasi, pervecse shtohen alternativa cilesore per pacientet, njeheresh shmangen monopolet e barnave. Gjithashtu, nga ndryshimet ne listen e rimbursimit te vitit 2008 jane hequr disa barna, qe nuk prodhohen apo tregtohen me ne Shqiperi, per te cilat ka alternativa barnash ne listen aktuale te rimbursimit. Ne total, lista e barnave te rimbursueshme per vitin 2008 do te permbaje 373 barna, nderkohe fondi i vene ne dispozicion te saj eshte 4.2 miliarde lek te reja.

Alternativa

Pervec listes ekzistuese te barnave, drejtuesit e ISKSH-se kane propozuar nje liste te dyte ilacesh te te rimbursushme me bashke-pagese. Kjo do te thote se nje pjese e medikamentit do te paguhet nga shteti dhe nje pjese tjeter nga ISKSH, por e rendesishme eshte gjetja e fondeve nga qeveria per kete institucion ne menyre qe ajo liste te behet funksionale. “Lista e dyte eshte nje liste e hartuar me prioritet, ka barna mjaft te shtrenjta dhe mundeson nje zgjedhje me shume per pacientet”, ka pohuar Elvana Hana, drejtoreshe e ISKSH-se. Ne kete liste trajtohen dhe semundje qe jane te patrajtuara deri tani nga lista e barnave dhe do te jete nje hop mjaft cilesor ne trajtimin e pacienteve.

373 Barna Jane aktualisht ne listen e medikamenteve qe rimbursohen nga shteti. Sipas rregullave pacientet e siguruar, pensionistet dhe femijet nuk paguajne per marrjen e tyre

Medikamenti Kurimi

Mesalazina Kliti ulceroz

Propafenone Hydrochloride Kardiologji

Isosorbide Kardiologji

Dexamet. Sodium Phosphate Alergji, semundje inflamatore

Flutamide Kanceri i prostates

Mycophenolic Per transplantet

Mycophenolic Per transplantet

Natrium valproicum Epilepsi

Magnesium Dipropilacetate Elipesi

Formoterol Fumarato sol. Astme bronkiale

Phenitoine Epilepsy

Interferon Skleroza multiple

Interferon Skleroza multiple

Anastrazole 1 mg Kanceri i gjirit

Glyceryl trinitrate Parainfarkt

Valsartan +Amlodipin Hipertension

Valsartan +Amlodipin Hipertension

Insulin aspart solution 100 Diabet

Insulin aspart solution 30/70 Diabet

Insulin detemir solution 100 Diabet

Insulin glargine solution 100 Diabet


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›