Libi, 10 të vdekur nga bombardimet në Misurata

Të paktën 10 persona kanë humbur jetën dhe 40 të tjerë janë plagosur në një bombardim në qytetin libian të Misurata, në perëndim të vendit, nga ana e forcave të Muammar Gheddafi. Lajmin e ka bërë të ditur një zëdhënës i rebelëve libianë.
“Forcat e Gheddafi kanë bombarduar sot Misuratan nga lindja në perëndim. Të paktën 10 civilë kanë mbetur të vrarë dhe më shumë se 40 të plagosur”, është shprehur Ahmed Hassan.