Tahiri-Petersen: Dialogu teknik, në interes të qytetarëve

Dialogu teknik mes Kosovës dhe Serbisë, ishte tema në të cilën është dialoguer ditën e sotme, ndërmjet Edita Tahirit dhe Jesen Petersen.
Qeveria e Kosovës ka njoftuar se zëvendës-kryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri ka zhvilluar ditën e sotme një takim me ish shefin e UNMIK-ut, Soren Jesen Petersen, ndërsa ky i fundit mori vlerësime positive për “angazhimin e tij konstruktiv në kohën kur ka qenë shef i UNMIK-ut në Kosovë”.
Deklarata e qeverisë kosovare njofton më tej se Tahiri dhe Petersen kanë “vlerësuar rëndësinë e dialogut teknik” mes Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se ai është “në interes të qytetarëve dhe forcimin e përspektivës evropiane për Kosovën.