Libi Britania Mund te dergojme paqeruajtes

Downing Street nuk ka përjashtuar mundësinë e dërgimit të paqeruajtësve britanikë në Libi nëse vendi do duhet të bjerë në kaos pas rënies së regjimit të Muammar Gheddafi.
Një zëdhënës ka insistuar se një vendosje e ushtarakëve britanikë është e pamundur në këtë fazë, por ka shtuar se “nuk e dimë se për cilat forca të mëtejshme Këshilli Kombëtar i Tranzicionit do të ketë nevojë në kuadër të stabilizimit”.
Burime të “Daily Mail” kanë bërë të ditur se 200 ushtarë britanikë janë në Qipro, gati për të fluturuar në Libi.