E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO: Tripoli është në duart e kryengritësve

Zyrtarët e NATO-s kanë deklaruar se kryeqytetit i Libisë, Tripoli, është në duart e forcave kryengritëse, pavarësisht raporteve që vijnë nga qyteti.

Zëdhënësi i NATO-s, koloneli Roland Lavoie, tha sot në një intervistë për “BBC", se është e drejtë të thuhet se Tripoli është thjesht i dominuar nga forcat kundër Gadafit.

Kjo deklaratë vjen pasi rebelët thanë se janë duke avancuar në Tripoli dy ditë më parë.

Por, forcat qeveritare pohojnë se janë duke fituar betejën kundër kryengritësve.

Më herët ishte deklaruar se djali i Gadafit, Saif al-Islam ishte kapur nga rebelët, po ai është rishfaqur i lirë sot në Tripoli.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›