E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zvicër, bombë në postën e Swissnuclear

Nje letër bombë ka arritur në dyert e zyrave të federatës së industrive nuklare në Zvicër. Gjatë hapjes së letrës mbetën të plagosur 2 punonjës së personelit. Për momentin nuk ka të dhëna se kush mund ta ketë kryer këtë akt.

Qëndra e kësaj federate e quajtur Swissnuclear ndodhet në qytetin Olten. Policia zviceriane ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›