Pakistan: 10 të vrarë nga bomba

Të paktën dhjetë persona humbën jetën nga bomba e vendosur në rrugë, që shpërtheu gjatë kalimit të autokolonës me një politikan të njohur islamist në veriperëndim të Pakistanit.
Sulmi ndodhi në distriktin Harsada në rajonin fisnor Khyber, kur udhëheqësi i partisë Xhama Islamia, Maulana Fazal Rehman, po kalonte me autokolonën.
Raportohet se ai ka shpëtuar pa pasoja.