E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libi, NATO bombardon sërish Tripolin

Shpërthime të fuqishme janë dëgjuar mëngjesin e sotëm në qendër të Tripolit në Libi. Al Xhazira raporton se NATO ka bombarduar një bazë ushtarake të mbajtur nga trupat besnike të Gedafit.
 

Gjithashtu televizioni shtetëror libian njofton se sulmet ajrore kanë vazhduar edhe gjatë natës së të enjtes në Al Xhufra, rajonin qëndror në Libi.
 

NATO ka zhvilluar sulme intensive në Libi duke goditur objektivat e liderit libian Muamar Gedafi. Sulmet më të vazhdueshme në Libi kanë qenë në kryeqytetin Tripoli dhe në Bengazi.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›