Libi, NATO bombardon bunkerin e Gadafit në Sirte, pranë vendlindjes së tij

Ministria Britanike e Mbrojtjes ka njoftuar për bombardimin e bunkerit të Gadafit, i cili ndodhet në Sirte të Libisë. Koloneli Muamar Gadafi mendohet se ndodhet në Sirte, shumë pranë qytetit të lindjes së tij, tashmë një nga bastionet e pakta të rezidencës së regjimit, i bombarduar nga forcat e NATO-s. “Një formacion i Tornado GR4, ka bombarduar një bunker. Ende nuk ka informacione nëse Gadafi ndodhej në Sirte apo në bunker në momentin e shpërthimit. Nuk është çështja për gjetjen e Gadafit, por për të siguruar se regjimi nuk ka mundësinë për të vazhduar luftën kundër popullit libian”- është shprehur burimi nga ministria e Mbrojtjes britanike.
OKB kërkon mbrojtjen e popullsisë civile – Avionët e NATO-s kontrollojnë hapësirën ajrore të Tripolit
Atëherë kur celulat e regjimit të Gadaf janë zhbërë nga Tripoli, duke i lënë vendin kryengritësve, OKB vazhdon ta cilësojë si të jashtëzakonshme situatën në Libi. OKB ka kërkuar nga të gjitha palët në Libi që të ndërmarrin masat e nevojshme për të parandaluar çfarëdo akti të hakmarrjes apo dhunes së panevojshme. Kërkesa e OKB-s erdhi në kohën kur nga Tripoli po fillojnë të vijnë lajme për ekezekutime dhe arrestime masive nga ana e trupave besnike të Gadafit sikurse edhe grupeve kryengritëse. OKB-ja gjithashtu vendosi që të liroi një miliardë e gjysmë dollarë të aseteve të ngrira të qeverisë së Gadafit, në pronësinë e qeverisë së re Libiane. Ndërkohë, nga terreni raportohet për luftime të ashpra përgjatë rrugës nga Tripoli për në Sirte, vendlindjen e kolonelit Gadafi. Sipas disa burimeve, kryengritësit kanë nisur dy sulme kundër besnikëve të Gadafit në Tripoli. Ndërkaq, gazetarët e huaj njoftojnë se aeroplanët e NATO-s kanë goditur disa caqe brenda Tripolit gjatë natës së kaluar, por Aleanca ende nuk ka komentuar rreth këtyre raporteve.
Kolonel Gadafi mund të kërkojë azil politik në Serbi ose Kroaci
Anëtarja e e Këshillit kalimtar kombëtar të Libisë Fatima Mahmud deklaroi për gazetën kroate “Veçernji list” se lideri shumëvjeçar libian Moamer Gadafi, sipas informacioneve më të reja “ende është në territorin e Libisë, por që e ka braktisur Tripolin”. “Kemi informacione se nëse kapet ose vritet, ai do të mund të kërkojë azil politik në pesë vende me të cilat deri më sot ka marrëdhënie të mira”- tha ajo, duke theksuar se ato janë Çadi, Algjeria, Venezuela, Kroacia ose Serbia. “Është e njohur se këto shtete, pushteti i tyre ose politikanë të fuqishëm, deri më sot kanë me të komunikim dhe e këshillojnë. Është e ditur se ai është në marrëdhënie shumë të mira me Serbinë dhe me ish-presidentin e Kroacisë Stipe Mesiç, i cili i ka ofruar ndihmë në emër të miqësisë së madhe”- tha Mahmud. Ajo pohoi se në radhët e forcave të Gadafit ka pasur “shumë mercenarë dhe ekspertë ushtarakë nga vendet afrikane, por edhe nga rajoni i ish-Jugosllavisë, posaçërisht nga Serbia dhe Kroacia”. Fatmia Mahmud frikësohet nga lufta qytetare pas “rënies së Gadafit”, për shkak se “midis kryengritësve ka shumë islamistë mbushur me ideologjinë e Al Kaedas dhe liderit të saj Osama bin Laden.
...