E Diel, 1 Nëntor 2026

Durres vdes foshnja 11-muajshe prinderit akuzojne mjeket

Një foshnje 11 muajshe humbi jetën në Spitalin Ushtarak në Tiranë, për shkaqe ende të panjohura ndërsa prindërit e saj denoncojnë neglizhencën e mjekëve. Albiona Xhangolli u dërgua fillimisht në repartin e pediatrisë në Durrës, por temperatura e lartë bënë që mjekët të urdhërojnë transferimin për në spitalin ushtarak për mjekim më të specializuar, por që foshnja nuk arriti ta merrrte pasi humbi jetën rrugës. Prindërit e saj akuzojnë mjekët, ndërsa shprehen se vogëlushja e tyre nuk ka marrë trajtimin e duhur kur temperatura e saj ishte 38 gradë dhe ato e dërguan në shtëpi.

“Kur dola nga spitali ia mata përsëri temperaturën dhe ishte 37 e gjysmë. Erdha në shtëpi, vajzën e zuri gjumi. Kur u ngrit nga gjumi po i ikte syri. I ishte zvogëluar syri i majtë komplet. E morëm vajzën dhe me shpejtësi e çuam në spital. Mjekja fillimisht mbeti e habitur më pas e mori vajzën. Bënë sikur i bënë shërbime. I vunë një tjetër serum të thjeshtë dhe nuk e di se sa shkoi. Thirrën shefin e pavionit. Erdhi e pa vajzën. Më pyeti dhe i thashë që vajzën e kisha mjekuar më parë. Ai më tha të dilja jashtë. Ai it ha mjekes, i ke vënë dozë të rëndë fëmijës, i ke mpiksur trurin”-tha Adriana Xhangolli, e ëma e vajzës.

Prindërit e foshnjës kanë bërë denoncimin në polici, për moskujdes të mjekëve dhe mos dhënien e mjekimeve të duhura në kohë. Kjo ka sjellë edhe nisjen e hetimeve, ndërsa trupi i vogëlushes 11 muajshe do i nënshtrohet ekzaminimit mjeko-ligjor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›